INFO

Periudha: Shek. XIV

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve:alfabetor

Sinonime: -

Antonime: -

Shprehje: 

alfabeti fonetik, alfabeti Morse, alfabeti latin

Fjala Alfabeti, domethenie dhe etimologji

DMTH

Alfabeti është një bashkësi shenjash që paraqesin tingujt e një gjuhe të caktuar.

Shikime totale: 1 031|Shikime sot: 4

ETIMO

Etimologjia e fjalës alfabet është pa dyshim intuitive; ajo përbëhet nga alfa dhe beta, emrat e shkronjave të para të alfabetit grek. Por alfa dhe beta prej nga rrejdhin?

Alfa dhe beta kanë prejardhje fenikase, ku alfa (aleph) do me thënë dem apo ka (forma e shkronjës aktuale “A” ka patur formë të permbysur dhe rikujton kokën e demit), ndërsa beta (beth) shtëpi. Ironikisht, në një epokë para sajimit të kësaj fjale, me termin alfabet mund të kuptonim një shtëpi gjedhesh, një ahur.

Sot, krahasimi i një ahuri me alfabetin (baza e qytetërimit) do të konsiderohej një herezi intelektuale dhe në fakt ashtu tingëllon, por ja që historia e fjalëve sjell tregime, sadopak, të çuditshme.

Shikime totale: 1 031|Shikime sot: 4

[wp-review]

Shikime totale: 1 031|Shikime sot: 4