Arkeologjia
INFO
Periudha: shek XIX
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: arkeolog, arkeologjik
Sinonime: -
Antonime: -
Shprehje:
"arkeologjia klasike", "arkeologjia urbane"
DMTH
Arkeologjia është shkencë që studion qytetërimet e lashtë me anë të analizave të monumenteve të gjetura, kryesisht, nëpërmjet gërmimit.
“Arkeologjia është si loja ku duhet të bashkosh pjesëzat e një figure,
përveç se nuk mund të shikoni zgjidhjen te kutia
dhe nuk i kemi të gjitha pjesët.”
Stephen Dean
ETIMO
Fjala arkeologji ka etimologji greke (“archaiologìa”), që përbëhet nga “archaios” që do të thotë antik dhe “logos” fjalë, mësim. Flitet për studimin e gjërave të lashta.
Për të hulumtuar rreth së kaluarës, nuk të komunikojmë me njerëzit që kanë jetuar në ato kohëra dhe shpesh nuk na ofrohen përgjigjet në pjatë të argjendtë. Duhet të gjejmë materiale dhe dëshmi që i kanë mbijetuar kohës: vepra artisitke, monumente, arkitektura etj. Kemi të bëjmë me “objekte që flasin”.
Më në përgjithësi, është një studim për gjërat që na rrethojnë, për zanafillën dhe dobinë e tyre (objekit flet apo hesht?), për traditën e të gjithëve.
[wp-review]
One thought on “Arkeologjia”
Comments are closed.