Barbari
INFO
Periudha: shek. XIV
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: barbari, barbarizëm
Sinonime: i huaj, primitiv, i egër, i prapambetur, i dhunshëm, i pamëshirshëm
Antonime: i civilizuar, i kulturuar, i sofistikuar, njerëzor
Shprehje:
"barbar fashist", "ushtri barbare", "sjellje barbare"
DMTH
Emër me të cilin grekët dhe romakët definonin të huajt; i prapambetur, primitiv.
ETIMO
Fjala barbar ka etimologji greke dhe është formuar nga një fjalë onomatopeike “barbaros” (përsëritje e tingullit “bar”) që do të thotë belbëzues, që nuk di të flet. Fillimisht kishte kuptimin e një zëri të vrazhdë, ndërsa në kohën e Helenëve do të thoshte jo grek, i huaj. Grekët, pra, definonin barbarë personat që nuk e dinin mirë gjuhën e tyre (apo vetëm e belbëzonin atë). Më pas, gjatë luftërave perse, fjala barbar fitoi një kuptim më armiqësor dhe iu referonte persëve; ndërsa së fundmi, i është referuar racave gjermane.
Shumë interesant është evolucioni figurativ i kësaj fjale. Sot, mund të definojmë barbar një njeri mizor apo të pagdhendur, një sjellje primitive apo të egër, një qëndrim të pakulturuar etj. Barbarizmat nuk përfundojnë vetëm te cilësimi i një personi apo sjelljeje, por kanë edhe një kuptim gjuhësor: barbarizma janë ato fjalë apo shprehje që huazohen pa nevojë nga gjuhët e huaja, të cilat, rrjedhimisht, zbehin ato autoktone. Do ishte mirë t’i shmangnim këta akte barbare!
[wp-review]
2 thoughts on “Barbari”
Comments are closed.