Bashkëshorti
INFO
Periudha: e panjohur
Prejardhja: Shqipe
Familja e fjalëve: bashkëshortor, bashkëshortësi
Sinonime: burrë (apo grua), partner
Antonime: -
Shprehje:
"zgjedh bashkëshortin", "detyrat e bashkëshortëve"
DMTH
Bashkëshorti është burri lidh martesë me gruan e tij (bashkëshorten).
ETIMO
Bashkëshorti është e përbërë nga fjalët shqipe “bashkë” dhe “short”. Faktikisht, kemi të bëjmë me dy persona që ndajnë të njejtin fat. Mund të ketë patur një influencë nga fjala latine “consors” (“consortem”), ku “con” do të thotë me apo bashkë dhe “sors” short, fat.
Teorikisht, mund t’i mos referohet edhe burrit dhe gruas; flasim për dy persona që ndajnë të njejtin fat, gjendje apo kushte. Megjithatë, nuk ky përdorim i fjalës nuk është më aktual.
Fjala bashkëshort ka një fuqi semantike të jashtëzakonshme. Ajo arrin t’a shpreh një koncept tejet të ndërlikuar në mënyrë shumë të kompletuar dhe romantike. Termi bashkëshort ndërlidh fatet e burrit dhe gruas përjetësisht duke i dhuruar atyre një jetë të përbashkët në të gjitha kushtet e fatit.
[wp-review]
One thought on “Bashkëshorti”
Comments are closed.