INFO

Periudha: shek. XVIII

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: demagogjik

Sinonime: popullizëm, propagandë

Antonime: ~demokraci

Shprehje: 

"demagogjia e politikës"

Demagogjia, milan kundera, domethënia dhe etimologjia e fjalës

DMTH

Praktikë politike për të fituar apo mbajtur pëlqimin e popullit, duke joshur aspiratat e tyre me premtime të parealizueshme.

Në politikë, demagogjia konsiderohet si degjenerim i demokracisë.

“Ata që konsiderojnë djallin një ithtar të së keqës dhe engjëjt luftëtarë për të mirën pranojë demagogjinë e engjëjve. Gjërat janë qartësisht më të ndërlikuara.”

Milan Kundera

Shikime totale: 4 671|Shikime sot: 1

ETIMO

Etimologjia e fjalës demagogji vjen nga greqishtja e vjetër “demagogia”: ajo rrejdh nga“demagogos” që përbëhet nga “demos” popull dhe “ago” udhëheq. Flasim për udhëheqës apo udhëheqje të popullit.

Në kuptimin origjinal, nuk hasim konotacionin negativ, që fjala mori gradualisht qysh në epokën e filozofëve të parë grekë që trajtuan politikën.

Historiani Thukididi definonte “demagogë” athinasit që, pas vdekjes së Perikliut nga murtaja (429 p. e. s ), përpiqeshin t’a zëvendësonin duke gënjyer e mashtruar asemblenë athinase përmes premtimeve të rreme dhe spekulimeve kundër antagonistëve politikë.

Pas disa vitesh në veprat e tij, Platoni e definon demagogjinë si formë të korruptuar të qeverisjes që rrjedh direkt nga demokracia. Megjithatë, nga të tjerat qeverisje të korruptuara (si tirania e oligarkia), ai preferonte demagogjinë sepse kjo e fundit, të paktën, nuk e anashkalon lirinë.

Kurse, sipas Aristotelit, demagogjia është forma më e keqe e mundshme e qeverisjes sepse favorizon padrejtësisht më shumë të varfërit sesa të pasurit, duke konsideruar gabimisht gjithë njerëzit universalisht të barabartë, ndërsa ato janë të barabartë vetëm nga natyra.

Shikime totale: 4 671|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 4 671|Shikime sot: 1