INFO

Periudha: shek. XVI

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: -

Sinonime: zgjedhje, dyshim, alternativë, mundësi, problem

Antonime: zgjidhje, konkluzion

Shprehje: 

"dilemë e vështirë", "jam në dilemë"

Dilema e Eutifronit, dilema domethënia dhe etimologjia

DMTH

Arsyetim me të cilin dy premisa të kunderta çojnë konkluzionin e njejtë; zgjedhja mes dy zgjidhjeve të kundërta, alternativa

Shikime totale: 685|Shikime sot: 1

ETIMO

Dilema ka etimologji greke (“dilemma”), ku “di” do të thotë dy dhe “lemma” premisë, argument.

Sot, me fjalën dilemë nuk nënkuptojmë sensin origjinal të fjalës, por si zgjedhje mes alternativave. Për shembull, mund të jemi në dilemë para menysë së restorantit, për destinacionin e pushimeve të ardhshme, për drejtimin e shkollimit etj.

Në filozofi ka një tjetër kuptim; dy argumente të kundërta që na dërgojnë në të njejtin përfundim. Një dilemë e famshme është ajo të cilën duhej ta zgjidhte kalifi Omer që shkatërroi Bibliotekën e Aleksandrisë (nuk është e vërtetuar por është një ndër versionet e mundshme): nëse librat e bibliotekës nuk përmbanin fjalët e Kuranit, ato do ishin të dëmshëm dhe duhej të digjeshin; në rast të kundërt do ishin të panevojshëm sepse ishin të gjitha në librin e shenjtë dhe duhej të digjeshin prapëseprapë.

Një tjetër shembull është dilema e Eutifronit, që paraqitet në dialogun platonik Eutifroni, në të cilin Sokrati pyet një djalosh të quajtur Eutofron: “I devotshmi është i dashur nga perënditë sepse është i devotshëm apo është i devotshëm sepse është i dashur nga perënditë?”.

Fjala dilemë ka kuptim shumë specifik dhe nuk duhet humbur bukuria e sensit filozofik të saj.

 

Shikime totale: 685|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 685|Shikime sot: 1