Djathi
INFO
Periudha: e panjohur
Prejardhja: Shqipe
Familja e fjalëve: djathar, djathëpunues, djathore
Sinonime: kaçkavall
Antonime: -
Shprehje:
"djathë i freskët", "djathë i bardhë", "djathë lope"
DMTH
Djathi është ushqim që vie si derivat i qumështit dhe që prodhohet me shije, struktura dhe forma të ndryshme duke koagulluar proteinën e qumështit, kazeinën. Të gjithë djathërat prodhohen nga qumështi i lopës, buallicës, dhisë dhe deles. Djathi është ushqyes falë proteinave, yndyrërave, vitaminave dhe materieve minerale që përmban. Por meqë disa përbërës ndryshojnë gjatë proceseve të perpunimit, dallohet tërësisht nga qumështi.
ETIMO
Prejardhja e djathit na çon në lindjen e mesme, ku nomadët arabë ishin të parët që mësuan prodhimin e djathit.
Në gjuhën shqipe fjala djathë ka ardhur nga folja “ath-“ athëtoj:
të ath -> të jath -> t’jath -> djathë
për të treguar qumështin që është bërë i athët, e që pastaj i është shtuar parashtesa d (t-d) ashtu sikur te fjalët tëmbli (nga e ëmbël), tëlyni, etj.
Edhe forma e vjetër GJATHË që përdoret në dialekte ka të njejtën prejardhje, gjë e athë (e hidhur).
[wp-review]
4 thoughts on “Djathi”
Comments are closed.