INFO

Periudha: shek. XX

Prejardhja: Angleze

Familja e fjalëve: -

Sinonime: avion i telekomanduar

Antonime: -

Shprehje: 

"droni fluturues"

Droni, kuptimi , etimologjia, bleta mashkull

DMTH

Droni në gjuhën ushtarake është një avion pa pilot i telekomanduar nga larg. Në përgjithësi, është i dobishëm për mbikqyrje dhe në kohet e fundit përdoret edhe nga civilët për arsye profesionale apo argëtuese.

Shikime totale: 458|Shikime sot: 3

ETIMO

Droni ka etimologji angleze: rrjedh nga “drone” që do të thotë bletë mashkull apo zukatje.

Në shumë luftëra, droni ka qenë pjesë e rëndësishme në taktikat ushtarake; shpeshherë është përdorur për vëzhgim dhe mbikqyrje por edhe si mashtrim apo devijim në luftërat elektronike.

Fjala dron, në kluptimin e avionit të telekomanduar, hy në fjalorin anglez vetëm në vitin 1946. Më herët kishte kuptimin e bletës mashkull. Rrjedh pyetja çka kanë të përbashkët droni me bletën mashkull?

Meqenëse bleta mashkull nuk prodhon mjaltë, në imagjinatën kolektive konsiderohet si insekt përtac apo dembel. Droni në aksionet ushtarake ishte pjesa e sakrifikueshme (apo më pak e rëndësishme nga forcat e ushtrisë) ashtu si bleta mashkull në krahasim me bletën femër që na sjell mjaltën.

Një arsye tjetër që mund t’i ndërlidh është zhurma që bëjnë dronët që është shumë e ngjashme me atë të bletat (zukatja).

Shikime totale: 458|Shikime sot: 3

[wp-review]

Shikime totale: 458|Shikime sot: 3