Enigma
INFO
Periudha: shek. XIV
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: enigmatik
Sinonime: mister, gjëegjëzë
Antonime:
Shprehje:
"enigmë e pazgjidhur", "gjej enigmën", "enigma e Sfinksit"
DMTH
Enigma është një formulim i vështirë për t’a kuptuar, zbërthyer apo shpjeguar. Figurativisht, fakt i pashpjegueshëm apo person i pakuptueshëm.
ETIMO
Enigma ka zanafillë greke dhe vjen nga fjala “ainigma” (formë e foljes “ainìssesthai” flas me enigma, thënie e errët e turbullt), e cila rrjedh nga “àinos” që do të thotë përrallë, fabulë.
Enigma është një fjalë shumë e mistershme që tregon një fakt duke fshehur informatat më të rëndësishme dhe angazhon shumë intelektin (e bashkëbiseduesit p.sh.); shpeshherë përdorim alegori për të përshkruajtur një gjë të thjeshtë.
Filimisht, enigma ka patur kuptimin e një gjëegjëze. Fjala ka një histori shumë të lashtë: mjafton të mendojmë për figurën mitologjike të Sfinksit, që propozonte udhëtarëve gjëegjëza dhe i shqyente nëse nuk ishin të aftë t’i zgjidhnin ato.
Nga gjëegjëza tek kuptimi i përgjithshëm hapi është i shkurtë. Mund të flasim për një profesor që teston mendjemprehtësinë e studentëve duke folur me enigma; për një përgjigje enigmatike që na bën të dyshojmë; për një mister që kaplon një person, shtëpi apo lagje; për rrethanat e një vrasjeje.
Nuk është befasi, që makina kriptografike që përdornin nazistët gjate Luftës se Dytë Botërore u quajt Enigma, për të cilën u xhirua edhe një film (The imitation game) me Benedict Cumberbatch.
[wp-review]
One thought on “Enigma”
Comments are closed.