INFO

Periudha: shek. XIV

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: -

Sinonime: atribut, emërtim, pseudonim, fyerje, ofendim

Antonime: -

Shprehje: 

"epitet fyes", "epitet i bukur"

Epiteti, shembuj, shembull, domethënia, etimologjia

DMTH

Epiteti është një fjalë përcaktuese që i shtohet një emri për ta cilësuar (pozitivisht apo negativisht) dhe për t’i vënë në pah një veti tipike; mbiemër cilësor.

Shikime totale: 7 730|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala epitet ka etimologji greke dhe rrejdh nga “epitheton” , ku “epi” do të thotë mbi, sipër dhe “theton” i vënë, i vendosur. Flasim, pra, për diçka që vëmë mbi një emër.

Nëpërmjet kësaj fjale mund të cilësojmë apo të karakterizojmë dikë apo diçka përgjithmonë, pavarësisht sitautës aktuale. Akili është gjithmonë këmbëshpejt edhe duke fjetur, dhelpra është dinake edhe kur është aq e mprehtë, Aleksandri ka qenë i madh edhe kur ka gabuar.

Sot, personi që identifikohet me epitet është mesiguri një personalitet i diskutuar. Shpeshherë publiku definon tradhtar një futbollist shqiptar që ka zgjedhur një tjetër kombëtare, yll këngëtarin e momentit e kështu me rradhë, por zakonisht një epitet është i tillë nëse cilëson një person të caktuar.

Shikime totale: 7 730|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 7 730|Shikime sot: 1