INFO

Periudha: E panjohur

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: -

Sinonime: mirazh

Antonime: realitet

Shprehje: 

"paqja sot është një fatamorganë", "realitet apo fatamorganë?"

Fatamorgana, domethënia dhe etimologjia, mirazh, efekt optik, mitologji

DMTH

Fatamorgana është një fenomen i mirazhit, i shkaktuar nga kushtet e veçanta termike të ajrit që gjenerojnë një ndryshim të përthyerjes së rrezeve të dritës; efekti është një manifestim i një objekti pezull në ajër.

Në mitologjinë celtike, Morgana ishte një shtrigë; ajo shkaktonte tek detarët vegime të kështjellave në ajër apo në tokë për t’i tërhequr dhe dërguar në vdekje. Ajo shfaqej në shumë legjenda, si p. sh. në ato arturiane, ku ishte antagoniste e Mbretit Artur, Guineverit dhe Merlinit.

Në kuptim të gjerë, fatamorgana është një mirazh, iluzion.

 

Shikime totale: 1 561|Shikime sot: 2

ETIMO

Fjala fatamorganë është e përbërë nga “fata” që do të thotë zanë dhe Morgana që i referohet mitologjisë celtike .

Fjala “fata” rrjedh nga “fatua” dhe “fatum” që kanë të bëjë me fatin dhe me parashikimet. Ja që shpjegohet edhe konotacioni mbinatyror i fjalës.

Fatamorgana është fjalë italiane dhe përdoret në këtë formë në të gjitha gjuhët pasi që është një dukuri që shfaqet shpesh në ngushticën e Messina-s (që ndan dy regjione të Italisë jugore: Kalabrinë nga ishulli i Sicilisë). Është definuar kështu pikërisht sepse iluzioni optik, që krijohet duke shikuar në anën tjetër të bregdetit, duket si një vepër mbinatyrore e Morganës.

Shikime totale: 1 561|Shikime sot: 2

[wp-review]

Shikime totale: 1 561|Shikime sot: 2