Festa
INFO
Periudha: shek. XIII
Prejardhja: Latine
Familja e fjalëve: festar, festiv, festim, festoj
Sinonime: kremtim, pushim, aheng, solemnitet, ngazëllim
Antonime: ditë pune
Shprehje:
"festë kombëtare", "festa e vitit të ri", "festë private", "festë sportive"
DMTH
Ditë e shënuar që kremtohet çdo vit me rite dhe ceremoni të ndryshme, për të përkujtuar një ngjarje të rëndësishme të një populli, kombi, feje, familjeje etj. Flasim, pra, për shumë lloje festash:
- universale: Viti i Ri
- fetare: Bajrami, Krishtlindjet
- qytetare: Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë
- private apo personale: ditëlindja, përvejtori i martesës, diplomimi
ETIMO
Fjala festë rrjedh nga gjuha latine “festum” dhe “dies festus” (ditë feste), që shpreh gëzim publik, ngazëllim, aheng. Ka të njejtën prejadhje “feri-ae” (pushim, abstenim nga puna për nder të perëndive).
Nëse hulumtojmë edhe më thellë, zbulojmë që ekziston edhe një origjinë më e lashtë e termit (“festiao” ose “estiao” nga greqishtja), që shpreh mikpritjen në vatrën e familjes (në sanskrit “vastya” do të thotë vatër), që konfirmon kuptimin e përbashkët të festës
Në përfundim, etimologjia e fjalës festë na dhuron një ditë pushimi, plotë hare dhe gëzim, e karakterizuar nga bashkimi dhe mikpritja.
[wp-review]