INFO

Periudha: shek. XIII

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: filozof, filozofik, filozofoj

Sinonime: mendimi, urtësia, doktrina, racionaliteti

Antonime: -

Shprehje: 

doktrinë filozofike, filozofia e Kantit, profesor i filozofisë

Filozofia - E vetmja urtësi është të dish që nuk di asgjë, sokrati

DMTH

Filozofia merret me parimet themelore të realitetit dhe të të qenit. Ajo nënkupton një përpjekje të thellë intelektuale mbi çështjet kryesore të jetës, si p.sh. ekzistenca, etika, e vërteta, e drejta etj. Degët kryesore që studiojnë këta principe janë metafizika, epistemologjia, ontologjia, etika, estetika, logjika, etj.

Të definosh filozofinë është vetvetiu një problem filozofik sepse secila doktrinë filozofike përfshin brenda saj një ridefinim të konceptit të filozofisë; kështu që do fillojmë nga origjina e fjalës.

Shikime totale: 2 341|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala filozofi rrjedh nga greqishtja antike “philosophia”, ku “philos” do të thotë dashuri dhe “sophia” dituri. Flasim, pra, për dashurinë ndaj diturisë, për hulumtimet e përjetshmë për të kuptuar më shumë për jetën, për pasionin ndaj dijes, për dëshirën e pashterrshme për përmirësim. Kemi të bëjmë me një fjalë shumë të rëndë, por njëkohësisht të mrekullueshme.

Jemi ne Greqinë e lashtë në shekullin e VI para erës së re, kur Pitagora sajoi fjalën filozof, term që kundërshtoi sofistin e mëhershëm. Sofistët ishin dijetarët e asaj epoke. Pitagora, duke i shtuar parashtesën filo fjalës sofist, krijoi një term të ri dhe i dhuroi një konotacion më modest, më përulës: shndërroi dijetarët në dituridashës, transformoi sofistët në filozofë.

Një shekull më vonë, Sokrati, pas shumë aktiviteteve intelektuale, arriti në përfundim që njeriu nuk mund të dijë gjithçka; madje, ai e konsideronte veten në një pozitë më të lartë se sofistët sepse ai e dinte që nuk dinte, i pranonte limitet e veta, ishte i vetëdijshëm që ishte injorant (në kuptimin origjinal të fjalës – injoronte ekzistencën e shumë gjërave). Edhe pse këndvështrimi i Sokratit dallohej qartësisht nga ai i sofistëve, ai u dënua me vdekje kinse kishte korruptuar mendjen e të rinjve. Ironia e fatit…

Sokrati“E vetmja urtësi e vërtetë

është të dish që nuk di asgjë”

Sokrati

Mendojmë që ky konceptim i fjalës filozofi është edhe definicioni më efikas i mundshëm i termit, pasi që nuk neglizhon asnjë rrymë filozofike dhe asnjë degë të saj.

Shikime totale: 2 341|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 2 341|Shikime sot: 1