Fjalisti synon të jetë një faqje edukative dhe, njëkohësisht, argëtuese. Në vijim do shpjegojmë si lindi idea e Fjalistit dhe si u zhvillua:

Fjalisti është një projekt gjuhësor që synon të shjegojë vetitë e ndryshme të fjalëve në menyrë argëtuese dhe inovative.

Autorët e themelimit të kësaj platforme janë dy dashamirës të gjuhës shqipe, fjalët dhe shprehjet e saj, ashtu si dhe historinë e tyre. Shpeshherë pas një fjale fshihen tregime magjepsëse që na bëjnë të udhëtojmë, hap pas hapi, gjatë gjithë itinerarit historik që kanë ecur vet fjalët.

Mungesa e një platforme të tillë dhe nevoja për konsultim që, pak a shumë, sejcili ka patur në momente të ndryshme, kanë paraqitur një tjetër stimulim për zbatimin e këtij projekti.

Fjalisti ka për qëllim të hulumtojë rreth historisë së fjalëve, të zbulojë rrethana interesante rreth tyre dhe t’i ruajë ato.

Pra, të mos harrojmë që fjalët, ashtu si ne, ashtu si të gjithë gjallesat, janë rezultat i shumë peripecive që kanë kaluar gjatë historisë së tyre, duke pësuar ndryshime të konsiderueshme në domethënie.

Fjalët janë si ne, ata jetojnë. Të përpiqemi t’i shpëtojmë nga koha, neglizhenca dhe injoranca.

Për çdo hasje të ndonjë gabimi apo pasaktësie, ju lutemi t’a raportoni këtu.

Nëse idea ju pëlqen, keni interes të madh për fjalët dhe mendoni që aftësitë e juaja në këtë lëmi mund të paraqesin një vlerë të shtuar për këtë projekt, mos hezitoni të na kontaktoni në formularin.

“Fjala është thikë me dy tehe, ajo edhe mund ta lëndojë shpirtin, por edhe mund ta shërojë atë!”
Daut Demaku

“Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet!”
Sami Frashëri

Shikime totale: 655|Shikime sot: 1