INFO

Periudha: 1846

Prejardhja: Angleze

Familja e fjalëve:folkloristika, folklorik, folkrorist, folkloristik

Sinonime: ~demologjia, ~etnografia, zakoni, tradita

Antonime: 

Shprehje: 

folklori shqiptar, folklori muzikor, folklori i krahinës

Folklori, domethënia dhe etimologjia e fjaës

DMTH

Tërësia e zakoneve dhe krijimeve artistike të një populli që përcillen brez pas brezi në mënyre gojore. Flitet për të kulturën popullore në të gjitha nuancat: tradita, zakone, shprehi, mite, supersticione, përralla, fjalë të urta, muzikë, kënga, valle, kuzhinë etj.

Shikime totale: 1 912|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala është sajuar nga shkrimtari anglez William Thoms (1803-1900) ne vitin 1846. Ai publikoi një letër në revistën londineze Athenaeum, ku ekspozoi nevojën per një fjalë të re, që do përmblidhte studimet e traditave popullore angleze.

Fjala ishte folklore (anglisht), ku “folk” do të thotë popull dhe “lore” dije, njohuri. Flitet, pra, për të gjitha njohuritë apo vetitë e një populli, që janë ruajtur brez pas brezi dhe kanë karakterizuar atë. Folklori është një term shumë fuqishëm sepse është ndërdisiplinor dhe përmbledh një sërë konceptësh, që përndryshe do n’a detyronte të përdornim fjali të tëra.

Lindja e kësaj fjale është tërësisht artificiale dhe sintetizon besnikërisht domethenien e fjalës.

Shikime totale: 1 912|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 912|Shikime sot: 1