INFO

Periudha: shek. XIV

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: hiperbolik, hiperbolizim, hiperbolizoj

Sinonime: ekzagjerim, zmadhim, e tepërt

Antonime: zbutje, zvogëlim, masë

Shprehje: 

Hiperbola, figure letrare dhe matematikore

DMTH

Figurë letrare që konsiston në ekzagjerimin e domethënies së një shprehjeje, duke zmadhuar apo zvogëluar peshën e saj reale. Qëllimi është të potencojmë kuptimin dhe efikasitetin e shprehjes në fjalë.

Për shembull:

  • prit një sekondë”
  • “kam pirë një pikë ujë”
  • “e kam përmendur 100 herë”
  • “ka një jetë që s’të kam parë”
  • kam patur 1000 probleme

Tjetri kuptim i fjalës hiperbolë ka të bëjë me matematikën apo, më saktësisht, me gjeometrinë. Flitet për një lakore të hapur, anët e sëcilës zgjaten pafund, dhe përket familjes së prerjeve konike (ashtiu si parabola dhe elipsa). Për të kuptuar thelbin e fjalës hiperbolë, duhet të nisemi nga një formë që e njeh secili, siç është rrethi. Rrethi është një lakore e lëmuar, e mbyllur (nuk ka pika infleksioni apo thyerje) dhe e kufizuar. Ai është një rast i veçantë i elipsës, e cila mund të zgjatët me një anë. Ndryshe nga elipsat, hiperbolat janë të pakufizuara: ato nuk mbyllen, ato nuk përfundojnë kurrë.

Si në linguistikë ashtu edhe në matematikë,  hiperbola nuk i përket formave mesatare ose të standardizuara; ajo jeton në polet më ekstreme, qofshin ato pozitivë apo negativë, atje ku sensi i proporcionit nuk ekziston sepse nuk ka kufi. Hiperbola hidhet përtej!

Shikime totale: 6 731|Shikime sot: 1

ETIMO

Nga greqishtja e lashtë “hyperbolé”, e përbërë nga hypér përtej, sipër dhe “bàllein” hedhje.

Shikime totale: 6 731|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 6 731|Shikime sot: 1