Hipopotami
INFO
Periudha: XIV
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: -
Sinonime: Kali i Nilit, Kali i Ujit
Antonime: -
Shprehje:
"gjuetia e hipopotameve"
DMTH
Kafshë e egër gjitare, barngrënëse herbivore me lëkurë të trashë, këmbë të shkurtra dhe gojë të madhe; Kali i Nilit
ETIMO
Hipopotami ka etimologji greke dhe rrjedh nga “hippopotamus”, ku “hippos” do të thotë kalë dhe “potamos” lum.
Flasim pra për një kafshë që jeton në ujë (shpesh hipopotamin e quajmë kali i ujit): lumenj, liqene, moçale. Por, sidomos në lumenj ashtu si sygjeron edhe etimologjia e fjalës. Nëse mendojmë për lumin më të njohur dhe më të gjatë të kontinentit afrikan, ku rrojnë këto kafshë, kuptojmë arsyen se pse e kemi emërtuar hipopotamin Kali i Nilit.
Por çka lidh Kalin e Nilit me kalin? Siç duket, grekët e lashtë kanë menduar se Kali i Nilit bën pjesë në të njejtën familje me kalin. Në realitet, sipas zbulimeve të fundit hipopotami ka afërsi familjare me balenat dhe delfinët (gjitarë të rendit Cetacea), por ja që emri është sajuar në besime të gabuara.
[wp-review]