INFO

Periudha: shek. XVI

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: iridium

Sinonime: ~ylber, ~bebëzë

Antonime: -

Shprehje: 

"irisi i syrit", "ngjyrat e irisit"

Irisi shqip, anatomia, irisi i syrit, mitologjia greke, perëndesha e olimpit, ylberi

DMTH

Në anatomi, membrana e pigmentuar e syrit që ka në qendër bebëzën; në mitologji, perëndeshë e Olimpit, lajmëtare e mesazheve fatale.

Shikime totale: 1 897|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala iris ka etimologji greke dhe do të thotë ylber.

Iris ishte edhe një perëndeshë në mitologjinë greke; ajo ishte e dërguara e perëndive, motër e 3 harpive dhe kishte një detyrë të tmerrshme: i paralajmronte njerëzit për fatkeqësitë që do ndodhnin (lajmëtari i lajmeve të mira ishte Hermesi). Është e njohur si personifikimi i ylberit dhe si një nga perëndeshat e detit dhe të qiellit. Ajo lidh perënditë me njerëzimit, duke udhëtuar me shpejtësinë e erës nga njëri skaj i botës në tjetrin dhe në thellësitë e detit dhe të nëntokës.

Llojllojshmëria e ngjyrave të ylberit ka mundësuar irisin të ndërlidhet me shume dukuri apo objekte që kanë ngjyra të larmishme dhe të ylberta. Të ylberta, pra: ashtu si në shumicën e gjuhëve europiane aktuale ylbertësia (veti optike e disa sipërfaqeve që ndryshojnë ngjyrë varësisht nga këndvështrimi apo ndriçimi) ka si rrënjë të fjalës irisin (anglisht dhe frengjisht: iridescence, gjermanisht: Irisieren, italisht: iridescenza etj.).

Iridiumi është një element kimik dhe merr emrin nga perëndesha Iris për shkak se kripërat e këtij metali kanë ngjyra të ndryshme.

Ekzistojnë edhe shumë tjera bimë, minerale dhe kafshë që quhen iris për të njejtën arsye.

I njejti fenomen ka bërë membranën e pigmentuar, që mund të prezantohet me ngjyra të llojllojshme, t’a quajmë iris.

Shikime totale: 1 897|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 897|Shikime sot: 1