INFO

Periudha: shek. XX

Prejardhja: Gjermane

Familja e fjalëve: -

Sinonime: tronditës, absurd, paradoksal, i pakuptueshëm, i çuditshëm

Antonime: i qetë, i zakontë

Shprehje: 

"situatë kafkiane"

Kafkian, etimologjia dhe kuptimi i fjalës

DMTH

Që ka të bëj me shkrimtarin Franz Kafka; paradoksal, absurd

Shikime totale: 789|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala rrjedh nga autori gjerman me famë botërore Franz Kafka.

Kuptimi i fjalës është shumë specifik dhe rrjedh kryesisht nga veprat e Kafkës. Flasim për paradoks dhe absurditet; mjafton të kujtojmë, për shembull, personazhin Gregor Samsa (te libri Metamorfoza), që zgjohet i shndërruar në një insekt apo Joseph K (te Procesi), i cili arrestohet për arsye të panjohura për të kuptuar për çka po flasim. Duke lënë mënjanë alegoritë dhe interpretimet e ndryshme të veprave te këtij autori, janë të dukshme situatat absurde në të cilat personazhet e tij ndodhen dhe pafuqia e tyre për të reaguar.

Nëse doni të përshkruani një situatë të pakuptueshme, të pabesueshme dhe tronditëse , ku personazhi është i pafuqishëm, si me duart lidhur, atëherë mbiemri kafkian do ishte një zgjedhje e mbrehtë.

Shikime totale: 789|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 789|Shikime sot: 1