INFO

Periudha: shek. XIX

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: kozmopolitizëm

Sinonime: universal, ndërkombëtar

Antonime: provincial, ~racist

Shprehje: 

"mendim kozmopolit", "sjelle kozmopolite"

Kozmopoliti, domethënia dhe etimologjia, politika, kozmopolitizmi

DMTH

Kozmopolit është ai që e konsideron veten si qytetar i gjithë botës; me mentalitet të hapur dhe me shoqëri pa limite; ithtar i kozmopolitizmit

Shikime totale: 1 533|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala ka etimologji të thjeshtë por shumë të qartë; kozmopoliti rrjedh nga fjala greke “kosmopolítes”, ku “kosmos” do të thotë botë dhe “polites” qytetar. Flasim, pra për një qytetar të botës.

Kuptimi i kozmopolitit sajohet si kundërshtim ndaj përkatësisë së një shteti-qyteti. Flasim për kozmopolitizmin, për  teorinë reaksionare që përpiqet të shuajë veçoritë etnike, kombëtore dhe kulturore, duke zgjidhur problemet shoqërore dhe politike. Diogjeni ishte i pari që ceki konceptin e kozmopolitit (“Unë jam qytetar i botës”), duke refuzuar përkatësinë tek një qytet (polis, poltikë).

Konotacioni politik i fjalës është dobësuar gjatë viteve. Sot me kozmopolit nënkuptojmë më shumë për mentalitetin dhe horizontet e hapura, për ndikim ndërkulturor dhe nderkombëtar.

Shikime totale: 1 533|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 533|Shikime sot: 1