INFO

Periudha: XIX

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: -

Sinonime: gabim pa dashje, pakujdesi, keqkuptim, amnezi

Antonime: -

Shprehje: 

"lapsus frojdian"

Lapsusi, domethënia dhe etimologjia, lapsusi frojdian

DMTH

Lapsusi është një gabim padashje në të shkruarit apo në të folurit për shkaqe shpërqëndrimi apo nëndijeje

Shikime totale: 2 117|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala lapsus ka etimologji latine dhe është forma pjesore e kaluar e foljes “labi” që do të thotë rrëshqas, bie, rrëzohem.

Kemi të bëjmë me një rrëshqitje figurative;

  • kur bëjmë një gabim në të folurit, flitet për lapsus linguae
  • kur e bëjmë në të shkruarit, flitet për lapsus calami
  • kur të mos kujtojmë ndonjë fjalë, por mendojmë se e kemi diku në mendje, flitet për lapsus memoriae
  • kur të bëjmë një lëvizje të gabuar me dorë apo në shkrim, flitet për lapsus manus

Është fjalë e rafinuar por nuk përdoret edhe aq pak: mund të flasim për lapsus kur ngatërrojmë emrat e personave, kur të fusim në frigorifer diçka që nuk duhej, kur të mbyllim me çelës një derë që duhej të rrinte hapur etj.

Lapsusi më i famshëm është ai frojdian (nga Sigmund Freud): sipas teorisë psikoanalitike të Freud-it, kemi një lapsus kur shfaqet një konflikt në mes qëllimeve të vetëdijshme të individit dhe ato të pavetëdijshme, duke shkaktuar një humbje momentale kontrolli dhe duke favorizuar keshtu dëshirat e pavetëdijshme. Në këtë kuptim, lapsusi mund të jetë ngatërrimi i emrit të një personi me atë të një miku të vjetër kur flitet për ndonjë situatë që na kujton atë; lapsus frojfian është kur të hedhim ndonjë send që na kujton gjëra negative etj.

Shikime totale: 2 117|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 2 117|Shikime sot: 1