Logofilia
INFO
Periudha: e pacaktuar
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: logofil
Sinonime: ~ filologjia
Antonime: mizologjia
DMTH
Nëse gjer më tani nuk keni ditur si të definoni dashurinë ndaj fjalëve, fjala e sotshme është e përshtatshme për rastin tuaj.
Logofilia do me thënë dashuria ndaj fjalëve dhe lojrave me fjalë. Shumë nga ne jemi të pasionuar nga fjalët, përdorimin dhe peshën e tyre. Përdorimi i drejtë dhe njohja e thellë e fjalëve zbukuron si bisedat ashtu edhe shkrimet. Zgjedhja dhe ndërthurrja e fjalëve mund të përbejnë një nivel artistik gati të pabarazueshëm, një magji të vertetë.
Një person që e vlerëson artin e fjalës quhet logofil.
ETIMO
Logofilia rrjedh nga greqishtja antike: logos (fjalë) dhe filo (dashuri) formojnë këtë fjalë shume domethënëse.
[wp-review]
3 thoughts on “Logofilia”
Comments are closed.