INFO

Periudha: shek. XIV

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: -

Sinonime: financier, industrialist, njeri me ndikim, personalitet

Antonime: -

Shprehje: 

"magnati rus", "magnatët e industrisë"

Magnati, domethënia dhe etimologjia, magnatët më të pasur në botë

DMTH

Kapitalist me fuqi ekonomike të madhe, anëtar i familjeve më të fuqishme dhe të pasura që i përkasin oligarkisë; pronar i madh tokash, feudal i madh.

Shikime totale: 340|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala ka etimologji latine dhe rrjedh nga termi “magnas” që do të thotë i madh.

Në epokën feudale, magnatët ishin qytetarë të familjeve të pasura dhe që kishin forca ushtarake të rëndësishme. Në këtë kategori përfshiheshin si pjesëtarët e familjeve aristokrate ashtu edhe familjet e pasuruara me tregti.

Në Evropën e mesme, saktësisht në Poloni dhe Hungari, magnatët ishin pronarë të mëdhenj tokash dhe fisnikë, që kishin trupin e tyre përfaqësues në Senat: faktikisht, flasim për senatorë të pasur.

Sot, magnatët janë personalitete të shquara në botën e industrisë dhe financës; ata kanë ruajtur pasurinë ekonomike, por iu është zbehur fuqia aristokratike dhe politike.

Shikime totale: 340|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 340|Shikime sot: 1