INFO

Periudha: shek. XIX

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: naivitet

Sinonime: i çiltër, i padjallëzuar, i natyrshëm, spontan

Antonime: artificial, i rafinuar

Shprehje: 

"pyetje naive", "njeri naiv"

Fjala Naiv, citim, domethënia dhe etimologjia

DMTH

Që është i thjeshtë, i padjallëzuar, i patëkeq; instinktiv apo primitiv.

Shikime totale: 8 757|Shikime sot: 2

ETIMO

Mbiemri naiv është fjalë franceze “naïf” që do të thotë i natyrshëm, i thjeshtë, i çiltër dhe rrjedh nga latinishtja “nativus” që do  të thotë i natyrshëm, jo artificial, prej natyre.

Fjala naiv ka një fuqi semantike të mrekullueshme. Ajo mund të konsiderohet si kompromis i vetive negative dhe pozitive të një individi. Për shembull, një person naiv mund të bëjë shumë gabime, por ia falim sepse nuk i bën qëllimisht, ai është kështu nga natyra, është spontan. Pra, mbiemri naiv do të thotë vetëm çiltër, i padjallëzuar, por edhe i natyrshëm, instinktiv.

Flitet edhe për artin naiv që mund të konsiderohet amatorial nga njëra anë, por në tjetrën ai  buron nga një ndjenjë e thellë dhe e lindur estetike, e cila përjashton parametrat akademikë. Mund të mungojë përvoja, por nuk do të thotë se vepra është më pak e mirëfilltë, autentike dhe me vlerë.

Shikime totale: 8 757|Shikime sot: 2

[wp-review]

Shikime totale: 8 757|Shikime sot: 2