INFO

Periudha: shek. XVIII

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: nostalgjik

Sinonime: mall, pikëllim, keqardhje, melankoli

Antonime: ~ qetësi

Shprehje: 

"nostalgjia për dikë", "nostalgjia për vendlindjen", "kujtoj me nostalgji", "nostalgji për rininë"

Nostalgjia, domethënia dhe etimologjia, citim erri del luca

DMTH

Malli për kohërat e kaluara, personat,  vendet e largëta.

Nostalgjia është një gjendje psikologjike apo ndjenjë keqardhjeje dhe pikëllimi për mungesën e personave apo vendeve të dashura apo për ndonjë ngjarje në të kaluarën që do donim t’a përjetonim përsëri.

“Kur ndjeni nostalgji, nuk ndjeni mungesë. Ndjeni praninë e personave, vendeve, emocioneve që rikthehen të ju vizitojnë”

Erri De Luca

Shikime totale: 7 986|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala nostalgji rrjedh nga greqishtja e vjetër, ku “nostos” do të thotë kthim (rrënja e sëcilës “nas” do të thotë shkoj në shtëpi, banoj) dhe “algia” dhembje, pikëllim.

Në fakt, përkundër prejardhjes, fjala nostalgji ishte term i panjohur në Greqinë e lashtë. Ajo u sajua nga një student i medicinës (Johannes Hofer) në universitetin e Bazelit, i cili përshkroi në një tezë vuajtjet e mercenarëve zvicerianë që punonin për mbretin e Francës Luigji XIV, të cilët ishin të detyruar të qëndronin larg vendlindjes per shumë gjatë kohë.

Ai u bazua në shprehjen franceze “mal du pays” dhe gjermane “Heimweh”, që mund të përkthehejmë si malli për atdhe.

Kjo ndjenjë patologjike mund të pasonte gjer në vdekje, pasi që nuk kishte ilaç që mundte t’i rikthente forcat personave që vuanin nga nostalgjia.

Shikime totale: 7 986|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 7 986|Shikime sot: 1