Palindromi
INFO
Periudha: shek. XVII
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: palindromik
Sinonime:
Antonime:
Shprehje:
"emër palindrom", "shprehje palindromike"
DMTH
Shkronja, fjalë, fjali apo shifra që mund të lexohen njësoj nga e djathtë në të majtë dhe anasjelltas.
Kemi palindrome të ndryshme, ja disa shembuj konkret:
- Shkronjë: grupi muzikor suedez ABBA
- Fjalë: ara, arra, takat, radar, kajak, emri Ana (apo Anna, si këngëtarja Anna Oxa), Otto (si Otto von Bismarck), Bob (si Bob Marley), Robert Trebor (aktor amerikan)
- Fjali: “Emir un’e takova avokaten, urime!”, apo në anglisht “A man, a plan, a canal: Panama”
- Shifra: data e ardhshme palindromike është 2 shkurt 2020 (02.02.2020), ndërsa viti i ardhshëm është 2112.
Palindromi ndoshta nuk shton asgjë në aspektin sematik, por sigurisht që i dhuron shprehjeve një formë të rafinuar dhe simboleve një simetri të bukur.
Shikime totale: 3 393|Shikime sot: 1
ETIMO
Fjala palindrom ka zanafillë greke dhe do të thotë “që vrapon mbrapa”; përbëhet nga “palin” prapa dhe “dramein” vrapoj. Etimologjia e fjalës ngërthen në vete tiparin kryesor të palindromit, gjegjësisht leximin mbrapsht.
Shikime totale: 3 393|Shikime sot: 1
[wp-review]
Shikime totale: 3 393|Shikime sot: 1
6 thoughts on “Palindromi”
Comments are closed.