INFO

Periudha: shek. XV

Prejardhja: Italiane

Familja e fjalëve: -

Sinonime: bazë, mbështetje

Antonime: -

Shprehje: 

"piedestal graniti", "zbrit nga piedestali!", "ngris në piedestal"

Piedestali, kuptimi dhe etimologjia, ngis në piedestal, zbres nga piedestali

DMTH

Mbështetje e lartë prej guri, apo tjetër material, mbi të cilën vihet një statujë, shtyllë, përmendore, afishe, vazë etj.

Pjesa më interesante i takon kuptimit figurativ të fjalës. Nëse ngrejmë dikë në piedestal, do të thotë që e idealizojmë atë, i bëjmë nderime të mëdha edhe krahas të tjerëve. Anasjelltas, nëse i zbresim nga piedestali ia mohojmë apo i a heqim respektin dhe ia ulim vlerësimin dhe reputacion e lartë që kishte arrirë deri atëherë.

“Kur madhështia zbret nga piedestali i lartë i saj,

ajo merr dimensionet e njeriut”

Louise Colet

 

 

Shikime totale: 818|Shikime sot: 1

ETIMO

Piedestali rrjedh nga gjuha italiane, ku “piede” do të thotë këmbë dhe “stallo” ulëse, bazament. Piedistali do me thënë këmbë e cila shërben si një mbështetje.

 

Shikime totale: 818|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 818|Shikime sot: 1