INFO

Periudha: shek. XIII

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: politikan, politolog, politologji, politikisht, politizim, politikanizëm

Sinonime: qeverisje, administratë, punë zyrtare, punë të brendshme, sistem,

Antonime: -

Shprehje: 

"politikë shtetërore", "politikë ballkanike", "politikë liberale", "politika e çmimeve"

Politika, domethënia dhe etimologjjia, aristoteli, polis kafshë poltike

DMTH

Fjala politikë përmendet në fjalorin tonë thuajse çdo ditë, e dëgjojmë në bisedat e përditshme, në media e kudo, e dëgjojme nga pleqtë, nga të rriturit madje edhe nga fëmijët, por çka do të thotë në të vërtetë ajo? Fjala politike nënkupton praktikën apo teorinë e ndikimit ndaj personave tjerë. Ajo përfshin krijimin e një vendimi të përbashkët për një grup njerëzish, ku te gjithë duhet të perfshihen në mënyrë të njejtë. Këtu hy gjithashtu përdorimi i fuqisë së një personi për të ndikuar në sjelljen e personave të tjerë. Më detajisht, nënkupton arritjen e pozitave të qeverisjes, apo kontrollin e organizuar të një komuniteti nga një ent si p. sh. shteti.

Shikime totale: 1 800|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala politikë rrjedh nga greqishtja “politikos” që do të thotë e, për apo që i përket qytetarëve, apo shtetit. Kjo fjalë lidhet me fjalët “polites” qytetar dhe “polis” qytet shtet.

Politika është edhe një vepër e Aristotelit (shek. IV para erës së re), që iu është përkushtuar administratës së polis-it. Ajo është e ndarë në 8 vëllime dhe trajton politikën që nga organizimi i familjes deri në komunitete më të mëdha.

“Njeriu është nga natyra një kafshë politike”

Aristoteli

Shikime totale: 1 800|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 800|Shikime sot: 1