INFO

Periudha: shek. XIV

Prejardhja: E panjohur

Familja e fjalëve: prestigjioz, prestigjiator

Sinonime: reputacion, popullaritet, famë, respekt, meritë

Antonime: mashtrim, iluzion, magji

Shprehje: 

"fitoj prestigj", "prestigj i lartë", "lojë prestigji"

Prestigji, etimologjia, domehtënia citime

DMTH

Konsideratë, respekt, reputacion apo diçka që të bën më autoritar apo të rrit autoritetin; iluzion, mashtrim

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala prestigj rrjedh nga termi latin “praestigia” (mashtrim, iluzion), që vjen nga folja “praestringere” që do të thotë shtrëngoj fort dhe, figurativisht, lë të shtangur, gojëhapur (zgurdulloj sytë).

Kuptimi i kësaj fjale ka pësuar ndryshime shumë të mëdha gjatë jetës së saj; madje, ka kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin.

Etimologjia e fjalës na tregon se si shtrengonin fort sytë (zgurdullim), mbesnin të shtangur njerëzit para një prestigji të një prestigjiatori. Prestigji ishte iluzioni, mashtrimi dhe prestigjiatori mashtruesi, sharlatani.

E vetmja shprehje që ka këtë kuptim dhe i ka mbijetuar transformimit semantik ështe lojë prestigji. Kjo shprehje përbën edhe hapin e ndërmjetëm mes dy domethënieve të fjalës: ashtu si një lojë prestigji mund të tërheq respektin dhe konsideratën e dikujt ashtu edhe një famë e pakuptimtë mund të bëhet autoritare, aq më tepër në shoqërinë aktuale.

Sot, mund të flasim për prestigjin e një posti, për një çmim prestigjioz ndërkombëtar, për një institut prestigjioz etj.

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1