INFO

Periudha: shek. XIII

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: profeti, profetik, profetizoj

Sinonime: parashikim, paralajmërim, fall

Antonime: -

Shprehje: 

"profecia e majave", "profecia e Nostradamusit", "profecia e profetit", "profecia e Vatikanit"

Profecia kuptimi i fjalës profeci

DMTH

Parashikimi i ngjarjeve të ardhshme nën frymëzimin hyjnor.

Fjala profeci ka një peshë shumë të madhe dhe solemne. Ajo përmban diçka të shenjtë, mbinatyrore. Mund të flasim për fjalët e zotit të thëna nga goja e njeriut. Të gjithë njohim profetët fetarë dhe profecitë e tyre.

Me kalimin e kohës, përdorimi i fjalës është zgjeruar. Flasim për profeci më profane që i përkasin shkencës dhe përvojave njerëzore. Iu referohemi vëzhgimeve astrologjike, vizioneve personale, pasojave të konsumizmit dhe shumë lëmive tjera, parashikimeve nga kafshët e shumë profeci tjera më konkrete, më njerëzore, më tokësore.

Pra, perveç zgjerimit të fushës semantike, fjala profeci është çshenjtëruar sadopak.

Shikime totale: 539|Shikime sot: 1

ETIMO

Nga greqishtja e lashtë “profemi” parashikoj, që përbëhet nga “pro” para, përpara dhe “femi” them.

Shikime totale: 539|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 539|Shikime sot: 1