Rebeli
INFO
Periudha: shek. XIV
Prejardhja: Latine
Familja e fjalëve:rebelim, rebelizëm, rebelohem
Sinonime: kryengritës, reaksionar, i pabindur, i panënshtruar
Antonime: paqësues, pajtues, i bindur, i nënshturar, i dëgjueshëm
Shprehje:
"ushtri rebele", "shpirt rebel"
DMTH
Personi që e kundërshton pushtetin me masa të ndryshme; mund të konsiderohet kryengritës i paorganizuar.
bised. që refuzon çdo formë autoriteti dhe nënshtrimi nga dikush apo diçka. Fëmijë i padëgjueshëm.
Fjala mund të ketë konotacion pozitiv apo negativ, varësisht prej kontekstit. Një shpirt rebel mund t’i referohet një personi që nuk i nënshtrohet asnjë regjimi shtypës dhe lufton për liri personale apo kolektive. Në të njejtën kohë, si rebel mund të definohet një fëmijë që nuk i bindet rregullave të prindërve apo një iniciator i paarsyetueshëm trazirash.
“Cka është një rebel?
Një njeri që thotë jo”
Albert Camus
ETIMO
Fjala rebel rrjedh nga latinishtja, ku parashtesa “re” do të thotë përsëri dhe “bellum” luftë. Fillimisht, rebelët ishin ata që rinisnin luftën kundër fituesit, pasi që ishin dorëzuar.
Gjatë viteve, kushti i rinisjes së luftës është dobësuar. Sot, një akt rebelimi mund të konsiderohet edhe një revoltë apo kryengritje që nuk është pasojë e një lufte të kaluar.
[wp-review]
It’s nearly impossible to find educated people in this particular topic, but you sound like you know what you’re talking about! Thanks
Hi there! This post could not be written much better! Going through this article reminds me of my previous roommate! He continually kept preaching about this. I am going to send this article to him. Fairly certain he’s going to have a very good read. I appreciate you for sharing!
Limited edition :
Taylor Swift Misfits Band T-shirt
Clink Link on my signature.