INFO

Periudha: shek. XIII

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: religjioz

Sinonime: besim, fe, devotshmëri

Antonime: mosbesim, ateizëm

Shprehje: 

religjion politeist apo monoteist, religjion musliman, krishter apo hebraik

Religjioni - kuptimi dhe etimologjia e fjalës

DMTH

Fjala religjion paraqet besimin apo devotshmërinë ndaj një fuqie mbinatyrore, që konsiderohet si krijuese e universit. Në religjion perfshihet nje permbledhje besimesh, vlerash dhe traditash që bazohen ne predikimet e një udhëheqesi fetar.
Edhe pse shpesh përdoret në vend të fjalës besim, në kuptim të besimit në zot; duhet të merret parasysh se fjala religjion ngërthen ne vete disa elemente tjera të organizuara si sistemet kulturore, klerikët, librat e shenjtë, vendet e shenjta si dhe traditat apo zakonet e një komuniteti perkatës.

“Religjioni im është shumë i thjeshtë.

Religjioni im është mirësia.”

Dalai Lama

Shikime totale: 6 789|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala religjion ka prejardhje nga gjuha latine “religio”, që do të thote respekt ndaj te shenjtës , devotshmëri ndaj zotit, apo fuqisë hyjnore. Kjo fjale besohet se rrjedh prej fjalëve “re- legere” (“re“- perseri dhe “legere”– lexoj) apo “re ligere” : “re” persëri dhe “ligere” lidh, që nenkupton lidhjen apo obligimin ndaj dikujt (në këtë rast ndaj fuqisë mbinatyrore).

Shikime totale: 6 789|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 6 789|Shikime sot: 1