INFO

Periudha: 1921

Prejardhja: E panjohur

Familja e fjalëve: robotika

Sinonime: automat, android

Antonime: -

Fjala robot, domethënie dhe etimologji

DMTH

Roboti është një pajisje automatike që kryen aktivitete të caktuara nën udhëzimin e njeriut dhe shpeshherë e zëvendëson atë.

Figurativisht, me robot i referohemi personave që veprojnë pasivisht dhe pa ndjenja.

Shikime totale: 525|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala robot është relativisht e re dhe është sajuar nga dramaturgu çek Karel Čapek kah fillimi i shekullit XX. Fjala rrejdh nga termi çek (apo, në tërësi, sllav) “robota” që do të thotë punë.

“Njeriu nuk do të skllavërohet nga makinat nëse njeriu i cili kujdeset për ato paguhet mjaft.” (Karel Čapek)

Etimologjia e fjalës robot, pra, i është besnike edhe domethënies së saj. Fjala, ashtu si edhe objekti, është krijuar për të kryer punë të ndryshme dhe për të zëvendësuar disa aktivitete të përsëritura, të rrezikshme apo të rënda të njeriut; konceptimi i robotit është i tillë edhe sot, pavarësisht tekonlogjive të ndryshme.

Shikime totale: 525|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 525|Shikime sot: 1