INFO

Periudha: shek. XVI

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: simpatik, simpatizant,

Sinonime: miqësi, dashuri, tërheqje, prirje, interes

Antonime: antipati, armiqësi, urrejtje, mosdashje

Shprehje: 

Ndiej simpati për dikë, simpatia e shokut

Simpatia, domethënia e drejtë dhe etimologjia e fjalës

DMTH

Prirje instinktive që na bën ta ndiejmë të afërt e ta duam dikë apo diçka. Bëhet fjalë për një tërheqje të bredshme, krejtsisht natyrale, ndaj dikujt.

“Nëse nuk keni simpati për veten tuaj, nuk mund të keni simpati për të tjerët.”

Robert Anson Heinlen

Shikime totale: 1 757|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala simpati rrejdh nga greqishtja e lashtë “sympatheia” (folja “sym-pateo”), ku “syn” do të thotë me dhe “pathos” pasion, afeksion. Kemi të bëjmë me një pasion të përbashkët, me një patos reciprok. Gjer këtu etimologjia korrespondon me definicionin e tanishëm të fjalës.

Ajo që është më interesante është se “pathos” rrjedh nga folja “patire” që do të thotë vuaj. Flasim për vuajtje të përbashkët. Pra, nuk i referohemi vetëm momenteve pozitive, por edhe një ndjenjeje solidariteti për dikë. Simpati do të thotë të ndash të mirat dhe të këqijat me dikë.

Ky term është shumë domethënes, një pjesë e sëcilit është humbur gjatë viteve. Madje, përdorimi i saj shpesh është i papërshtatshëm: simpatia nuk ka të bëjë me bukurinë apo me argëtimin. Një person nuk duhet të jetë medoemos i bukur ose të të bëjë të qesh për të qenë simpatik.

 

Shikime totale: 1 757|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 757|Shikime sot: 1