INFO

Periudha: shek. XX

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: -

Sinonime: sintomatologji, ~sëmundje

Antonime: -

Shprehje: 

"sindromi i Down-it", "sindromi i Stendhal-it"

DMTH

Sindromi është një grup simptomesh dhe shenjash që përbëjnë një situatë klinike të një apo shumë sëmundjeve.

Ekzistojnë sindrome të ndryshme, disa prej të cilëve janë të njohur anembanë botës (si p.sh. Sindromi i Down-it apo i Asperger-it), ndërsa disa tjerë janë më të pazakontë. Ne do fokusohemi në këto të fundit.

Sindromi i Stokholmit

Kemi të bëjmë me një dukuri psikologjike që shfaqet në invididë të rrëmbyer, të cilët, pas një tronditjeje fillestare, fillojnë të simpatizojnë me rrëmbyesin, t’a përkrahin apo t’i nënshtrohen plotësisht. Ky rast ka ndodhur për herë të parë në një bankë të Stokholmit, nga rrjedh edhe vetë shprehja.

Sindromi i Stendhal-it

Flasim për manifestimin e shqetësimeve mendore (marramendje, halucinacione, konfuzion) në individë që kanë përpara vepra artisike jashtëzakonisht të bukura. Definohet kështu pasi që autori francez ishte personalisht i prekur nga ky sindrom pas udhëtimit të tij në Europë, kryesisht në Itali (Grand Tour). Quhet edhe sindromi i Firencës, me që është qytet ku shfaqet shpeshherë.

Sindromi i Cotard-it

Kemi të bëjmë me një sindrom psikiatrik, ku personat e prekur kanë bindjen e fortë që janë të vdekur, që kanë humbur organet vitalë apo të gjithë gjakun. Neurologu francez Jules Cotard definoi sindromin si delir i mohimit

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala sindrom rrjedh nga fjala greke “syndromos” (vend ku takohen shumë rrugë), ku, fjalë për fjalë, “syn” që do të thotë me dhe “dromos” vrapoj. Kemi të bëjmë me një konvergjencë të simptomeve që puqen bashkë.

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 177|Shikime sot: 1