INFO

Periudha: shek. XVI

Prejardhja: Greke

Familja e fjalëve: sinonimi, sinonimik

Sinonime: ekuivalent, i ngjashëm, analog

Antonime: antonim, e kundërt

Shprehje: 

"fjalor sinonimesh", "sinonim i plotë"

Sinonimi - domethënia dhe etimologjia e fjalës

DMTH

Fjalë që kanë domethënie të njejtë.

Shembuj: udhë është sinonim me rrugë, trim me i guximshëm, filloj me nis, ikë me largohem.

Duhet të ceket që dy sinonime nuk mund të kenë saktësisht të njejtën domethënie; pra, të mbulojnë të njejtën fushë semantike. Ngjyra e tyre e veçantë, pikëpamja, shumëkuptimësia, regjistri, prejardhja gjeografike dhe etimologjike i bëjnë shumë të përafërta, por jo identike.

Kështu që, përdorimi i ndërkëmbyeshëm i sinonimeve (p.sh. për të shmangur përsëritje fjalësh) nuk është aspak i rekomanduar; në secilën rrethanë dhe kontekst duhet të përdormi fjalën më të përshtatshme, në mënyrë që të zotërojmë që themi.

Shikime totale: 15 277|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala ka etimologji greke dhe rrjedh nga “synonymos”, ku “syn” do të thotë me, bashkë, njejtë dhe “onyma” emër.

Shikime totale: 15 277|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 15 277|Shikime sot: 1