Solstici
INFO
Periudha: shek. XIV
Prejardhja: Latine
Familja e fjalëve: -
Sinonime: -
Antonime: ekuinoks
Shprehje:
"solstici i verës", "solstici i dimrit"
DMTH
Solstici është periudha e vitit kur Dielli gjendet në pikën më të largët nga ekuatori, efekt i sëcilit është dita (solstici i verës) apo nata (solstici i dimrit) më e gjatë e vitit.
Solstici na dhuron disa kuriozitete shumë interesante:
- gjatë këtyre periudhave, në vendet mes qarqeve polarë dhe polet, dielli nuk lind apo perëndon për 24 orë
- solstici i dimrit ka qenë festë për popuj të ndryshëm:
- Sol Invictus për paganët, që festonin dritën dhe rilindjen
- Saturnalitë në Romën e vjetër që paraqesin përvjetorin e Tempullit të Saturnit (17 dhjetor). Kjo festë ishte e karakterizuar nga përdorimi i shumë qirinjëve (dritë)
- Krishtlindjet për krishterët më 25 dhjetor
- Dongzhi në Azinë Lindore e bazuar në filozofinë yin e yang. Pas kësaj feste, do të ketë më shumë dritë dhe energji pozitive.
- Yule për skandinavët, që vjen nga Juul (do të thotë Krishtlindje) e cila festohej me ndezje zjarresh që simoblizonin ngrohjen dhe dritën e diellit.
- Yalda për persianët që festohet ditën e parë të dimrit në kalendarin persian. Sipas mitologjisë iraniane, engjëlli i dritës dhe i së vërtetës Mitra lindi në fund të kësaj nate pasi që mundi errësirën.
Historikisht, solstici i dimrit ka paraqitur fillimin e një viti të ri, i karakterizuar nga fitorja e dritës ndaj errësirës, që korrespondon me definicionin astronomik të fjalës.
- Në Nabta Playa (Egjipt) ekziston një reth kalendarik, ku dy monolitë shtrihen në drejtim (verilindje) të lindjes së diellit më 21 qershor dhe duhet të jetë më i vjetër se Stonehenge të paktën një mijë vjet
Shikime totale: 940|Shikime sot: 1
ETIMO
Solstici ka etimologji latine “solstitium”, që përbëhet nga “sol” (diell) dhe “sistere” (ndalem); pra, momenti kur dielli ndalet në pikëm e tij më të lartë.
Shikime totale: 940|Shikime sot: 1
[wp-review]
Shikime totale: 940|Shikime sot: 1
One thought on “Solstici”
Comments are closed.