INFO

Periudha: 1821

Prejardhja: Franceze

Familja e fjalëve: stereotipi, stereotipik

Sinonime: klishe, shabllon, model, prototip

Antonime: -

Shprehje: 

"stereotip pliumbi", "sjellje stereotipike"

Stereotipi, domethënia dhe etimologjia e fjalës

DMTH

Në shtypshkronjat përdoret në makinat e shtypit për botime me tirazh të madh; ide e paramenduar; klishe

Shikime totale: 5 133|Shikime sot: 1

ETIMO

Fjala ka prejardhje franceze dhe rrjedh nga “stéréotype”, neologjizëm i sajuar nga tipografi Firmin Didot, që definon një mënyrë printimi (1795), dhe përbëhet nga fjalët greke “stereos” i fortë, i ngurtë dhe “typos” shtypje, gjurmë.

Është shumë e lehtë që domethënia e një objekti që mund të shtyp faqe gjithmonë të njejta të zgjerohet me kuptime të shumta figurative.

Në psikologji, stereotip është ideja e paravendosur apo paragjykuese që nuk bazohet në përvojën e drejtpërdrejtë dhe që është e vështirë për të ndryshuar.

Në linguistikë, flasim për një sërë fjalësh të renditura gjithmonë në të njejtën mënyrë. Fjalë apo shprehje stereotipie.

Në përgjithësi me fjalën stereotip iu referohemi sjelljeve konvencionale dhe të përsëritura, sipas një modeli të zakonshëm. Në imagjinatën kolektive, krijohen disa bindje shpeshherë të pasakta dhe gjeneralizuese për disa kategori të veçanta; si p.sh. gjermanët punojnë shumë dhe janë nazistë, italianët janë mafiozë dhe hanë pasta dhe pica, rusët janë gjithmonë të dehur, femrat vonohen, myslimanët janë terroristë etj.

Shikime totale: 5 133|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 5 133|Shikime sot: 1