Utopia
INFO
Periudha: 1516, Tomas More
Prejardhja: Greke
Familja e fjalëve: utopik, utopist
Sinonime: iluzion, ëndërr, fantazi, ideal, mirazh
Antonime: realitet, fakt
DMTH
Utopia është konceptim apo aspiratë idealistike që rrallëhërë ka qasje në realitet.
Në fushën e filozofisë utopia i referohet një shoqërie ideale, pjesëtarët e së cilës bashkëjetojnë të lumtur. Flitet për të mirën e të gjithëve, për një plan universal për bashkëjetesë, për një botë ideale, fantastike, iluzionuese. Pra, të paarritshme. Në këndet e këtij antiklimaksi ndahen dy rryma shumë të rëndësishme: idealizmi dhe realizmi.
Në ditët e sotshme termi utopi nuk ka pësuar edhe aq ndryshime: i referohet një shprese apo aspirate të madhe, por shpesh të parealizueshme.
Asnjë prej koncepteve abstrakte nuk është më afër utopisë së plotësuar,
sa ajo e paqes së përjetshme.
(Theodor Adorno)
ETIMO
Fjala utopi është e sajuar nga Tomas Mori në vitin 1516 në librin e tij ku përpiqet t’a përshkruaj shoqërinë ideale. Fjala, pra, ka origjinë greke: parashtesa “u-” ka vlerë mohuese (jo, nuk) dhe rrënja e fjalës “topos” do me thënë vend. Kemi të bëjmë me një vend të pacaktuar, me një “jo vend”: mund të flasim për askund.
Fjala utopi, që nga sajimi i saj, ka patur gjithmonë një konotacion ideali dhe iluzioni. Parealizueshmëria e një shoqërie të përsosur shpreh shumë qartë utopinë, që perveç shpresës, nuk sjell asgjë tjetër. Teorikisht, do të ishte e mundshme, e mirë dhe realizueshme, por jo e arritshme nga shoqëria.
Tomas Morit i kundërvëhet Karl Marks-i me Engels-in në manifestin komunist të 1848, duke rikonsideruar socializmin utopist (pa denigruar idetë e tij); ato ia bashkangjitën edhe socializmin shkencor, për t’i dhëne kësaj rryme një vlerë më realistike.
[wp-review]
4 thoughts on “Utopia”
Comments are closed.