INFO

Periudha: shek. XX

Prejardhja: Latine

Familja e fjalëve: virus

Sinonime: mikrobial, infektues, ~i popullarizuar

Antonime: -

Shprehje: 

"hepatit viral", "marketing viral", "video virale"

Viral, mjekësi dhe marketing

DMTH

Që ka të bëjë me virusin apo që është shkaktuar nga një virus; fenomen që përhapet shumë shpejt dhe gjerë në internet.

Shikime totale: 1 406|Shikime sot: 1

ETIMO

Mbiemri viral vjen nga “virus”, fjalë latine që ka domethënie të ndryshme si “humor, lëng, helm”.

Në latinisht, fjala kishte edhe kuptimin e helmit; vetëm në shekullin e XIX, me virus mund të t’iu referohoemi një agjenti infektiv më të vogël se bakteret. Ja që, në medicinë, termi viral i atribuohet asaj që ka të bëjë me virusët apo që është shkaktuar nga ato (p.sh. hepatiti viral).

Karakteristika kryesore e virusëve është se përhapen në popullatë gjerësisht dhe me shpejtësi të madhe. Pikërisht nga kjo prerogativë mbiemri viral e merr kuptimin. Me këtë fjalë përshkruajmë të gjitha fenomenet që përhapen shumë shpejtë përmes internetit: mund të flasim për një video virale, për një kompani që implementon një fushatë virale marketingu apo për një reklamë që bëhet virale shumë shpejt.

Shikime totale: 1 406|Shikime sot: 1

[wp-review]

Shikime totale: 1 406|Shikime sot: 1